Festivali i Kanës/ Filmi shqiptar që konkuron sot me një ndodhi furgoni

Prej disa ditësh në Rivierën Franceze ka startuar eventi i rëndësishëm kinematografik “Festivali i Kanës”. Dita e sotme i takon krijimtarisë shqiptare e cila ka zënë vend në mes të filmave konkurues të festivalit. Erenik Beqiri është regjisori i parë shqiptar që konkurron për çmimin “Palma e Artë” në “Festivalin e Kanës”, me filmin e tij “The Van”.

“The Van” është një film me metrazh të shkurtër, i cili flet për historinë e një djali të ri që emigron jashtë vendit për të fituar para. Në pamundësi për të gjetur punë, ai pranon të bëhet pjesë e disa ndeshjeve që zhvillohen brenda një furgoni. Rregullat e furgonit janë të thjeshta: dyert mbyllen dhe furgoni niset në një trajektore rutinë, duke u kthyer në pikën e nisjes. Dyert hapen dhe nga aty mund të dali vetëm një fitues./Lapsi.al