Festivali i Këngës në RTSH shpall fitues Eugent Bushpepën

Festivali i 56-të i Këngës në RTSH shpalli sonte në mbrëmje në skenën e Pallatit të Kongreseve fituesin e këtij edicioni, Eugent Bushpepën. Artisti që konkurronte si kantautor me këngën “Mall” u zgjodh me votimin e pesë anëtarëve të jurisë së Festivalit. Bushpepa, i konsideruar një nga zërat më të mirë mashkullorë do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion në vitin 2018.