Festën e ditëlindjes së Bella Hadid do e dëshironte çdo vajzë, modelja “arratiset” me shoqet e ngushta
Modelja e njohur, Bella Hadid ka festuar së fundmi 24-vjetorin e saj. Bella tregoi se këtë ditëlindje po e shijon në pushime me miqtë e saj, duke publikuar në llogarinë e saj dhe disa momente pranë tortës me flutura dhe luleshtrydhe.
Hadid nuk ka hezituar t’i falenderojë të gjithë ndjekësit pë urimet e tyre duke i uruar ata po njësoj. Bella ka theksuar se urimet e të gjithëve e kanë bërë të mos ndihet vetëm, por të mbushet me dashuri.
Modelja e ka mbyllur falenderimin e saj duke shtuar se ky ka qenë një vit mjaft melankolik për të dhe se i është mirënjohëse mamasë së saj, Yolanda Hadid që e ka sjellë në jetë.
revistawho.com