Festë në shtëpinë e Adelina Tahirit, djali i saj bëhet me…

Sot ka festë në shtëpinë e Adelina Tahiri dhe burrit të saj. Djalit të tyre Jonit, i ka dalë dhëmbi i parë dhe kjo u bë e ditur nga këngëtarja e cila postoi një fotografi në Instagram ku shihet një ëmbëlsirë me emrin e fëmijës mbi të dhe biskota në formë dhëbi. “Jam bërë me dhëmbin tim të parë”, ka shkruar Adelina, duke iu referuar djalit të saj. Këngëtarja u bë nënë vitin e kaluar dhe për këtë shkak ajo nuk solli projekte të reja muzikore në mënyrë që të përkujdeset 100% për djalin, shkruan Prive. Mirëpo, Adelina pati rrëfyer në një intervistë për Prive se shumë shpejtë do të kthehet më energjike se kurrë.