Festë në ‘pub’ pas triumfit në Kupën e Bullgarisë: 9 lojtarë e 50 ultras të infektuar
Lokomotiv Plovdiv ka arritur të fitojë Kupën e Bullgarisë, por më pas ka prishur gjithcka me fetsën e ekzagjeruar që ka sjellë Iinfektimin e 9 lojtarëve dhe 50 tifozëve me koronavirus. Ajo cfarë ndodhi në të vërtetë është se në fushë ishte një lojtar i infektuar nga Covid. Pas ndeshjes, skuadra shkoi të festonte me disa tifozë në një bar nate. Rezultati? Të paktën 9 lojtarë të sëmurë e 50 tifozë të infektuar.
Të nëntë lojtarë e Lokomotiv Plovdiv e tifozët e infektuar ishin pjesëmarrës në festimet për triumfin në Kupën e Bullgarisë në Plovdiv. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i Plovdiv.
Drejtori i drejtorisë rajonale të Ministerisë së Punëve të Brendshme ka ftuar kryebashkiakët e guvernatorët rajonalë të shtyjnë e limitojnë të gjithë eventet masive për shkak të rritjes drastike të numrit të personave të infektuar nga Covid-19 në Bullgari.