Festë në familjen e Tayna-s, reperja i dedikon fjalët më të ndjera njeriut të shtrenjtë
Ditën e sotme Tayna feston ditëlindjen e njeriut më të shtrenjtë, nënës së saj. Sigurisht që kjo është një festë speciale për reperen dhe familjen, ndaj Tayna nuk kishte si të mos i dedikonte disa fjalë nënës së saj. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën shihet përkrah të ëmës dhe bashkangjitur saj ka shkruar: “Urime ditëlindjen mami. Jam shumë e lumtur që ty të kam nënë. Faleminderit që gjithmonë je kujdesur për mua edhe më ke përkrahur e dashur pa kushte në çdo moment të jetës sime. Ti je gruaja më e bukur në botë për mua dhe gjithmonë të shoh ty. Më keni fëmijën e vetëm dhe shpresoj që t’ju bëj krenarë edhe juve si ju mua. Edhe plot të tjera me shëndet dhe lumturi bashkë me ne”.
Siç duket nga fotoja Tayna ka ngjashmëri të madhe me të ëmën dhe të dyja duken si dy mikesha me njëra-tjetrën. Reperja shqiptare ka treguar se ka raport të shkëlqyer me prindërit e saj dhe pak kohë më parë kaluan të tre bashkë pushimet si familje në Tailandë. Kujtojmë se së fundmi Tayna ka publikuar këngën “Kce”, e cila u prit mjaft mirë, sidomos nga gjinia femërore. /revistawho.com