Festë ‘e çmendur’ në kohë COVID-i, policia ndërhyn dhe gjobit të ftuarit në ditëlindjen e Diona Fonës

Diona Fona festoi ditën e djeshme 22-vjetorin në një organizim të madh festiv dhe për këtë është ndëshkuar nga policia.

Këngëtarja Diona Fona festoi ditën e djeshme 22-vjetorin në një organizim të madh festiv dhe për këtë është ndëshkuar nga policia.

Ishte vetë ajo që publikoi pamje nga festa, ku shfaqeshin ndër të tjera, edhe shumë të ftuar. Në mbrëmje ishte i pranishëm edhe këngëtari pejan, Dani, i cili këndoi disa nga këngët e tij më të njohura.

Sipas “Prive”, në festën e këngëtares ka ndërhyrë policia, pasi janë shkelur rregullat anti-Covid.

Nëntorin e vitit të shkuar, Diona Fona u infektua me Covid, diçka që e bëri me dije personalisht, përmes një videoje në InstaStory, ku shfaqej me maskë, teksa sqaronte se nuk kishte qenë aktive ato ditë, pikërisht sepse ishte infektuar.

(kle.mu./dosja.al)