Festë e çmendur, futbollisti shqiptar shënon golin e tretë në kampionatin grek

Mesfushori shqiptar Fatjon Andoni duket se po “abonohet” me golin në kampionatin grek. 29-vjeçari realizoi në minutën e 3-të, në triumfin 0-2 ndaj OFI-it të Kretës, që skuadra e tij Smyrnis, arriti në transfertë.

Në momentin e shënimit të golit, Andoni, festoi si i çmendur, me stolin e Smyrnis. Ky ishte goli i tretë në 10 ndeshje për Andonin, i cili është shndërruar në një lider te skuadra e tij.

Shqiptari po gëzon një formë fantastike në elitën e futbollit grek, ku shpeshherë ka qenë protagonist me golat e realizuar duke i dhuruar triumf te rëndësishme Smyrnisit.

PANORAMASPORT.AL