Festat e fundvitit kanë nisur në shtëpinë e Ramush Haradinaj
Një korridor i madh, me një hapësirë minimalisht të mobiluar në sy të bie pema e vitit të ri. Shtëpia e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt dhe moderatores së njohur kosovare, Anita Muqaj Haradinajt, tashmë ka pamjen e duhur të festave të fundvitit.
Një ambient mjaft të ngrohtë ka zënë vend brenda katër mureve të kreut të ekzekutivit kosovar, ndërsa pema e vitit të ri është e dekoruar e tëra me zbukurime të bardha, epranë bredhit qëndrojnë të varur tre flamuj, ai i Kosovës, i Shqipërisë dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Prive. E përveç dekorimit të bredhit, familja ka zgjedhur që me stoli t’i dekorojë edhe mbajtëset e shkallëve të shtëpisë së tyre.