Festa që kish përgatitur Anwar për Duan është si një tjetër “Grammy”
Dua Lipa ka kaluar një natë të mrekullueshme, jo vetëm sepse fitoi kupën e tretë nga “Grammy Awards” duke marrë çmimin “Albumi më i mirë i zhanrit pop” për “Future Nostalgia”, por edhe në shtëpi e priti një super surprizë.
Partneri i saj Anwar Hadid, kishte përgatitur një festë për këngëtaren duke zbukuruar shtëpinë me flutura dhe tollumbace. Në një cep shihet edhe emri i Duas i formuar me tollumbace teksa fluturat ishin kudo.
Për këtë mbrëmje Dua shfaq e veshur me një fustan të shkurtër me temina duke pozuar e lumtur për arritjet e saj dhe që ka një partner si Anwari.
“Të gjithë fluturat e botës duke pritur për mua. Engjëlli im”-shkruan Dua.