Festa e të dashuruarve, çfarë surprize u bëri Vëllai i Madh çifteve të BBV 3?

Me rastin e Shën Valentinit, Vëllai i Madh ka vendosur që të surprizojë çiftet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Sara-Bardhi, Ilnisa-Meritoni dhe Heidi-Romeo u nxorën nga shtëpia e “Big Brother VIP 3” për t’u dërguar më pas në ambientin që u kamuflua si një vend romantik të veçantë.

Por në fakt ata u dërguan në një ambient të mbushur me pula, dhi dhe dele.

“Çfarë është kjo erë”, u shprehën ata.

Çifteve iu caktua një sfidë që do të shtojë para në çmimin e madh ose do t’i ulë me 20 mijë euro.

Në sfidën e dhënë duhet që të mblidhen vezët dhe qumështi i nevojshëm nga kafshët.

Ndryshe nga çfarë prisnin, çiftet nuk do të shijojnë darkë dhe momente romantike, por do të merren me kafshët.

gazeta-shqip.al