Festa e çmendur e DiCaprios në Miami: 100 vajza pa të brendshme

Leonardo DiCaprio po jeton në Miami dhe mbrëmjen e së mërkurës u pa duke festuar në jahtin e një miliarderi suedez. Jahti i quajtur Vava II është në pronësi të Ernesto Bertarellit dhe vlerësohet rreth 150 milionë dollarë. 48-vjeçari DiCaprio është beqar që prej ndarjes nga Camila Morrone në verë, pasi ajo mbushi 25 vjeçe në qershor. Ai u përfol se ka qenë i lidhur me modelen Gigi Hadid, pavarësisht se ishte 27 vjeçe.

“Page Six” ka raportuar se festa në Miami në të cilën mori pjesë DiCaprio filloi pas mesnate dhe ishte plot deri rreth orës 5 të mëngjesit, me Venus dhe Serena Williams të pranishëm. Pjesëmarrës të tjerë të shquar ishin Jared Leto, Vito Schnabel, Reilly Opelka, Vivi Nevo dhe Paolo Zampoli. “Page Six’ raporton se një burim u tha atyre se ishin rreth 100 modele. “Unë fjalë për fjalë nuk kam parë më shumë modele në jetën time, askush nuk dukej ‘normal’. Ishin një grup vajzash që kishin veshur fustane me rruaza pa asgjë poshtë, pa të brendshme. Mund të shihje gjithçka”,, tha një burim tjetër.

“Page Six” pretendon gjithashtu se DiCaprio u dëgjua duke biseduar me Bertarellin, pasuria e të cilit vlerësohet 8.5 miliardë dollarë dhe fondacioni i familjes së të cilit fokusohet në ruajtjen e detit, për “shpëtimin e oqeaneve”. Kujtojmw që DiCaprio ka qenë në një festë në të njëjtin jaht në St. Tropez në verën e vitit 2022.

Më herët gjatë natës, DiCaprio mori pjesë në ngjarjen vjetore të Sean Penn për bamirësinë e tij Core në Soho Beach House, ku ylli i “The Revenant” nxori në ankand një vepër arti nga koleksioni i tij privat. Ndërkohë DiCaprio ka pasur një javë të ngarkuar: Të martën, ai u pa duke festuar me “gra të bukura” dhe miq në seksionin VIP në një festë për 4- vjetorin e Stone Island në fabrikën RC Cola të Miami.

Bordo