FERRI I PUSHIMEVE/ 28 vjeçarja ndërron jetë papritur në Turqi, pas kthimit të trupit familja e saj zbulon se ‘ZEMRA ishte hequr nga mjekët’

Familja zbuloi detajet e përvojës së tyre të tmerrshme pas kthimit të trupit në Britani.

Nëna britanike, 28 vjeçe, humbi jetën në mënyrë misterioze gjatë pushimeve në Turqi përpara se familja e tmerruar të zbulonte se ‘ZEMRA e saj ishte hequr nga mjekët’.

Sipas The SUN dyshohet se zemra e saj ishte hequr fshehurazi nga mjekët – dhe familja e saj e tmerruar e kuptoi vetëm kur e morën trupin e saj në Mbretërinë e Bashkuar.

Beth Martin, 28 vjeçe, nga Portsmouth, u dërgua me urgjencë në spital pasi u sëmur gjatë një udhëtimi ëndrrash në Turqi.

Luke dhe Beth Martin kishin shkuar me pushime në Turqi kur ndodhi tragjedia më 27 prill.

liberale.al