“Fero po bëhet baba… po ti?- Ja ç’përgjigje i dha Stresi ndjekësit në rrjete sociale
Prej disa muajsh Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, po qëndron në arrati për shkak se kërkohet nga policia për pjesëmarrje në protestat për vrasjen e Klodian Rashës.
Megjithatë, reperi gjen gjithmonë kohë për ndjekësit e tij në rrjete sociale.
Së fundmi, ai ka realizuar një bisedë virtuale dhe një ndër pyetjet që iu drejtua ishte: “Fero po bëhet baba… e ti kur po bëhesh?”
Ndërkohë, pasi e publikoi këtë pyetje në Instastory, krahas saj Stresi shkroi: “Zoti i madh e di kur e ka shkruar ai”.
Reperi është në një lidhje dashurie me Keisin, e cila jeton dhe punon në Kanada.
Dyshja është përfolur shpesh për ndarje, por asnjëri prej tyre nuk i ka konfirmuar këto zëra.
Ndërkohë, rreth një javë më parë, Stresi paralajmëroi se do të kthehet në lagjen e tij në verë.