Fero na konfirmoi lidhjen, i shpreh dashurinë Arbenitës


Lajmet se reperi i famshëm kosovar Fero është në lidhje dashurie me një super modele, mori dhenë një muaj më parë. Ishte madje Prive ajo që zbuloi edhe fotografinë e çiftit e cila u publikua nga Arbenita Ismajli e më pas u largua menjëherë. Dyshja kanë nisur një lidhje dhe këtë e konfirmoi edhe Fero i cili i ka lënë një koment romantik modeles, në një fotografi që ajo ka publikuar së fundmi në Instagram e në të cilën duket si një “hyjri”. Bukuroshja që jeton në Londër ka marrë këtë koment nga Fero: “I gjithë universi në një fotografi”. Me këtë koment, Fero sapo na e konfirmoi që qenka dashuruar kokë e këmbë në bukuroshen!