Fero lidhje në distancë me modelen

Prej kohësh mediat po flasin për një lidhje mes tyre, por nuk kishim asnjë provë për ta vërtetuar të paktën deri më sot. Postimet e secilit në rrjetet sociale konfirmojnë se Fero dhe Arbenita janë çifti më i ri i showbiz-it. Ata janë fotografuar në të njëjtin vend, para një ndërtese në Frankfurt të Gjermanisë, shkruan “Gazeta Express”. Edhe pse nuk kanë pozuar bashkë, çifti ka pozuar në të njëjtin vend dhe fotot janë publikuar thuajse në të njëjtën kohë. Modelja Arbenita Ismajli jeton në Londër. Kjo nuk është hera e parë që njihemi me këtë vajzë bukuroshe brune. Ajo ka qenë pjesë e klipit “S’jena mo” e Majkut dhe Getit.