Fero largohet nga “On Records”: Do jem artist i pavarur
Fero, një prej reperëve të rinj të muzikës shqiptare por edhe shumë i suksesshëm, ka njoftuar përfundimin e kontratës me kompaninë “On Records”. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Fero njofton se nuk do të jetë më pjesë e kësaj kompanie, ndërkohë që me menaxherët është ndarë miqësisht.
Tashmë ai do të veprojë si artist i pavarur.
“Dua t’ju lajmëroj që nga sot kemi përfunduar kontratën me kompaninë dhe nuk jam pjesë e “On Records” ku jemi ndarë miqësisht me një marrëveshje të re ku unë do të vazhdoj si artist i pavarur. Por edhe On Records ka të drejtën të rezervojë data për mua. Falenderoj fansat për suportin dhe po ashtu kompaninë për punën e palodhshme”, shkruan reperi.
Fero është largimi i radhës nga “On Records”, kompani që ka patur më parë në menaxhim artistë të njohur. Mozzik dhe Getinjo ishin dy largimet e para të bujshme nga kjo kompani, duke u pasuar nga largimet e Fifit apo Baby G.
Aktualisht, Rina mbetet këngëtarja më në zë për momentin që është pjesë e “On Records”.