Fero feston 22 vjetorin, Arbenita e surprizon në shtëpinë e tij
Ndonëse shumë i ri në moshë, Fero ka arritur ta gjejë identietin e tij më së miri në tregun muzikor shqiptar sepse këngët e tij janë shumë të dëgjuara, sidomos për brezin e ri të cilët gjejnë veten tek Hip-Hopi që ai bën. Sot reperi feston 22 vjetorin e lindjes dhe përveç fansave që janë mobilizuar menjëherë për ta uruar dhe për t’i shkruar sa shumë e duan, ka qenë Arbenita, e dashura e Feros që ka bërë surprizën e parë pak pas mesnate. Ajo ka shkuar në shtëpinë e Feros ku e ka zbukuruar me tullumbace dhe zbukurime të tjera ndërkohë që i ka dhënë edhe tortën që reperi të shprehte dëshirën e më pas të frynte qirinjtë. Në Instagram, Arbenita e quan Feron, ‘burri jem’, duke i bërë kështu edhe një premtim publik se ajo e sheh reperin si bashkëshortin e saj të ardhshëm. Edhe 100 vjeç Fero!/News31