Fero e thirri për bashkëpunim Lyrical Son i kthen përgjigje në mënyrë të tërthortë

Dy muaj më parë, Fero habiti me deklaratën e tij në një video në InstaStory, ku ftonte në duel për rep Mc Kreshën, Lyrical Son dhe Bim Bimmën.

Fero pretendonte se ishte më i zoti në punën e tij, megjithëse kolegët kishin vite që merreshin me rep.

“Mos më filozofoni për Hip-hop, eja dalim para të gjithëve, para publikut tregojmë se kush është më i forti”– shprehej Fero në videot e tij.

Për dy muaj, reperi nuk mori asnjë përgjigje nga djemtë të cilëve i ishte drejtuar video.

Por, i ftuar në “RTV Dukagjini”, Lyrical Son s’ka mundur t’i shpëtojë gjatë intervistës temës së Feros.

Teksa fliste për përplasjen e dy “shkollave” të muzikës rep, asaj të vjetër dhe të resë, Lyrical Son u shpreh:

“Mercedes-i nuk merret me Suzuki.”– duke i dhënë kështu edhe përgjigjen Feros në mënyrë të tërthortë.