Fero dhe Arbenita qenkan ndarë, modelja bën deklaratën e papritur

Arbenita dhe Fero kanë qenë një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar, të cilët po përfliten se janë ndarë.

Shkak është bërë fakti që Arbenita dhe Fero nuk ndiqen më në rrjetet sociale. Fero e ka çaktivizuar llogarinë e tij në Instagram, ndërsa Arbenita ka lënë të kuptohet se ndjehet e mërzitur.

Në një postim të fundit që ka bërë në Instastory, ajo ka treguar se po mbush kohën e saj me punë që mos të mendojë për Feron.

“Qëndro aq e zënë, sa të mos kesh kohë për të qenë e mërzitur”, shkruhet në postim.