Fero dhe Arbenita nisin sërish “telenovelën”

Dyshja shumë e njohur dhe e komentuar e showbiz-it, reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli, janë një ndër çiftet që ndiqen me kuriozitet të madh nga publiku shqiptar.

Megjithëse “telenovela” e tyre duket se ka zgjatur një përjetësi, me të gjitha ndarjet e ribashkimet, fansat s’duken aspak të lodhur nga kjo histori.

Madje, fansat e çiftit fillojnë të merakosen kur Fero dhe Arbenita nuk publikojnë më foto apo video së bashku, siç ka ndodhur së fundmi.
S’dimë çfarë ndodhi kësaj here, por ata nuk e ndjekin sërish njëri-tjetrin në Instagram dhe s’janë parë prej disa kohësh së bashku.

Ndryshe nga çdo herë tjetër, kësaj here askush s’ka hedhur asnjë dedikim apo thumb për tjetrin në rrjete sociale, siç e kanë bërë shpesh, ndaj e kemi të vështirë të kuptojmë ç’po ndodh mes tyre.

Arbenita dhe Fero mund të kenë pasur një zënkë momentale dhe në nerva e sipër e kanë fshirë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, ose ky mund të jetë thjesht një veprim për të tërhequr vëmendjen e fansave.