Fero del para gjykatës, merret vendimi për reperin. Ja dënimi

Ditën e sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dënuar me 1 mijë euro gjobë reperin e njohur Feronit Shabani, i cili përdor gjerësisht emrin e artit Fero. Vendimi u mor sot nga gjykatësi Avni Syla, pasi Shabani e pranoi fajësinë. Së bashku me të akuzoheshin edhe Mehmet Elshani për veprën penale të sulmit dhe Avdullah Islami për veprën penale të kanosjes, por këta dy të fundit janëe shpallur të pafajshëm.

Aktakuza për këtë rast është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 13 shkurt 2020. Sipas aktakuzës, Mehmet Elshani, më 22 mars 2018, rreth orës 13:15 ka përdorur forcën ndaj Lorent Bajramit, por pa pëlqimin e tij.

Sherri ka nisur për një mosmarrëveshje të çastit, lidhur me vendin e parkimit. Të dy pasi kanë debatuar me fjalë, kanë dalë nga mjetet respektive dhe janë përplasur me njëri-tjetrin. Në sherr ka ndërhyre edhe reperi, i cili ka përdorur ndaj Bajramit elektroshok. Veprim për të cilin është shpallur sot fajtor.