“Fentanyl po vret fëmijët në SHBA”, historia e patreguar e shqiptarit John Alite dhe nisma pas vdekjes së vajzës
John Edward Alite, i cili në vitet ’80-’90 ishte pjesë e familjes mafioze Gambino, rrëfeu historinë e dhimbshme familjare e cila i ndryshoi tërësisht jetën e tij. Alite rrëfeu në studion e emisionit “ABC-ja e mëngjesit”, se si humbi vajzën e tij, vetëm pak ditë pasi ajo ishte bërë nënë.
Alitte tha vajza e tij ‘ u vra ‘ nga medikamenti fentanyl, një preparat shumë i fortë, i rrezikshëm dhe që shitet totalisht pa kontroll në SHBA. Ndërsa sot humbjen e vajzës e ka kthyer në kauzë përmes nismës së tij, e cila ka gjetur mbështetje edhe mjeku I njohur shqiptar neurokirurg në SHBA, Gentian Toshkezi.
“Është një problem i madh në Amerikë, fëmijët janë duke marrë ilace të ndryshme që i përdorin për arsye rekreacioni. Disa i marrin edhe nga interneti dhe po vriten nuk janë overdoza. Kjo nuk është një overdozë, që ti merr 10 apo 20 pilula dhe vdes, jo kjo është një vrasje. Fëmijët janë duke marrë atë që mendojnë se është aterol, dhe marrin një pilulë për të qëndruar zgjuar dhe shumë studentë janë duke marrë pilula të tilla. Një të tillë mori edhe vajza ime.” – u shpreh ai.
Ndër të tjera, Alite tregoi se vajza e tij nisi të marrë këtë medikament kur sapo ishte bërë nënë, pa e ditur se cfarë po konsumonte.
“Ajo kishte probleme me dhimbje të shpinës, ajo nuk e dinte se cfarë ishte ajo pilulë, dhe nëse do kishte njohur nuk do e merrte. Pra, këto ilace qofshin të blera në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme, nuk e dinte cfarë është ky ilac. Njerëzit fitojnë miliona dollarë duke shitur fentanyl.
Fentanyl në SHBA mund të gjendet kudo nëpër rrugë. Mund të gjendet kudo dhe ky është problemi. Edhe Kina po e sjell në SHBA nuk e quan një substancë të kontrolluar dhe kjo do të thotë se janë laboratorë të ndryshëm që janë duke i shitur këto produkte përmes kufirit me Meksikën që janë të hapur dhe janë duke vrarë me qindra mijëra fëmijë në SHBA. Kjo është një situatë që vijon prej 5 apo 6 vitesh dhe nuk po ndalet, situata po përkeqësohet. Edhe pyetja është pse qeveria jonë nuk po bën asgjë për ta ndalur këtë problem.” vijoi ai. Sot Alitte tregon se jeta e tij ka ndryshuar tërësisht.
“E di kush ia shiti Fentanyl vajzës time, e di ku ndodhet, e di si ta gjej. Nëse do të isha personi i para disa viteve, nuk do të isha këtu me ju, duke folur si të ndihmoj familjet e tjera. Thjesht do merrja drejtësinë me duart e mia, por kjo nuk është drejtësia e Botës. Problemi është pse qeveria ime nuk po bën asgjë për fëmijët që vriten, nga fentanyl. Qeveria jonë, 7 vite më pas, pse nuk bën më shumë, flasin po nuk bëjnë asgjë.” -rrëfeu ai./abcnews.al