“Femrat shqiptare nuk dinë çfarë duan, kërkojnë meshkuj të…”, shkrimtari i indinjuar tregon ç’ndodh në Tiranë
Shkrimtari dhe dramaturgu nga Kosova, Albatros Rexhaj është shprehur i indinjuar për femrat shqiptare që tha se duan meshkujt e vështirë.
Sipas tij, në Tiranë femrat “gjuajnë” e meshkujt rrinë si statuja.
“Ne na duhet një partnere, jo një mami, jo motra e madhe”.
Bieta Sulo: Më në fund një burrë që e thotë publikisht
Albatros: “Besimi është kategori ku i zhvlerëson të gjitha këto absurditete të realitetit shqiptar ku je ca bëre, pse nuk ma hape telefonin, ma le seen.
Nuk e vlerësojnë një mashkull femrat shqiptare që i afrohet me ndjenja, i flet ashtu si ndihet, që kur zgjohet i thotë mirëmengjes, tri herë në ditë i thotë a je mirë.
Nuk dinë cfarë duan, thonë duam një mashkull që kujdeset për mua, por kur e gjejnë nuk e llogarisin fare.
Janë të pakta ato femra që e vlerësojnë kujdesin e një mashkulli. Kjo është arsyeja pse sot femrat në Tiranë gjuajnë dhe meshkujt rrinë si statuja”, përfundoi ai në Ftesë në 5.