Femra & alkool në mesnatë; historia e plotë e dëbimit nga hoteli të Trim Jetullahut & Meriton Mjekiqit

Ata që thyejnë rregulloret do të ndëshkohen. Kështu u ka ndodhur edhe dy partnerëve të Rovena Stefës dhe Xhensila Peres në spektaklin e kërcimit “Dance with me”. Dy djemtë simpatikë nga Kosova, Trim Jetullahu&Meriton Mjekiqi kanë tentuar të fusnin pije alkoolike dhe femra për të të kaluar natën në dhomat e hotelit në Tiranë, ku ishin akomoduar. Gjesti i tyre është kundërshtuar ga personeli pasi shkonte kundër rregullores së hotelit, në të cilin po qëndrojnë dhe pjesëmarrësit e tjerë të “DWM”, që nuk janë rezidentë në Tiranë. Ata kanë tentuar të shkelin pikat e rregullores së hotelit që ndalon pijet alkolike dhe futjen në dhomë të personave të jashtëm, që në këtë rast bëhej fjalë për vajza. Miq të tyre kanë treguar këtë episod, që produksioni i spektaklit “Dance with me” direkt pas informimit është përpjekur ta mbajë të fshehtë, duke u kujdesur menjëherë që t’i akodomojnë në një tjetër hotel në Tiranë, larg konkurrentëve VIP.

“Bëmat” e gazetarit Meriton Mjekiqi & reperit Trim Jetullahu
Pasi u shpall më i miri në formatin “Unë jam Top Model”, prezantuesi dhe gazetari simpatik nga Kosova, Meriton Mjekiqi po bëhet i njohur për publikun shqiptar, si partneri në kërcim i këngëtares Rovena Stefa. Ai u bë pjesë e televizionit pasi ishte finalist në garën “Unë jam Top Model”, pas së cilës iu hapën shumë rrugë në karrierë. Direkt u bë imazh i kompanive të ndryshme publicitare e videoklipeve, ndrkohë që nisi punën si gazetar në “RTV21”. Ai është student për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, i pasionuar pas filmave duke qenë se deshiron të bëhet aktor. Ndërsa reperi Trim Jetullahu në këtë garë të “Dance with me” kështë partneri i “Ish-Miss Albania” dhe finalistes së “Big Brother”, Xhensila Peres. Ai ka lindur në Berlin (Gjermani), por jeton në Prishtinë ku ndjek karrierën si këngëtar i rrymës Hip-Hop. Në muzikë ka qenë pjesë e disa prej klipeve si: Kida “M’ke rrejt”, Samanta ft. Onat “Ti s’e din se”, etj.