“Fëmijëve të mi u dhe kujtime të veçanta, gruas sime mirësi”, William i jep lamtumirën gjyshit të tij, Princit Philip
Princ William i ka dhënë lamtumirën gjyshit të tij, Princit Philip me një foto të tyre të vjetër, të papublikuar më parë. William ndau një mesazh prekës krah fotos së ëmbël ku shfaqej me Philip-in në një karrocë.
“Një shekull jete që gjyshi im jetoi u përcaktua me shërbim ndaj vendit të tij dhe Commonwealth-it, ndaj bashkëshortes së tij, Mbretëreshës dhe familjes sonë.
Ndihem me fat që nuk kisha thjesht shembullin e tij për të ndjekur, por edhe prezencën e tij në jetën time si i rritur – në ditë të mira dhe të vështira. Do jem gjithmonë mirënjohës që bashkëshortja ime e njohu për kaq vite gjyshin tim dhe mirësinë që ai i tregoi asaj. Fëmijët e mi do kenë kujtime të veçanta nga stërgjyshi i tyre, bashkë me sensin e tij të aventurës dhe humorit.
Gjyshi im ishte një njeri i jashtëzakonshëm dhe vinte nga një brez i jashtëzakonshëm. Catherine dhe unë do vazhdojmë të bëjmë atë çfarë ai donte dhe do e mbështesim Mbretëreshën në vitet në vazhdim. Do më mungojë gjyshi im, por e di që ai do donte që ne të vazhdonim punën”-shkruhet në postim.