Fëmijët fusin Beckham në telashe: Guardia di Finanza i gjen minorenët duke drejtuar motor uji
David Beckham po kalon pushimet me familjen në ujërat amalfitane, por është futur në telashe pikërisht aty. Ish-futbollisti i Manchester, Real e Milan ka patur probleme me forcat e rendit italiane. Sipas asaj që bën të ditur The Sun, gjithcka është zgidhur në 45′.
Gjithcka lindi nga një keqkuptim në lidhje me përdorimin e motorit të ujit. Sipas tabloidit, i cili mblodhi disa dëshmi nga të pranishmit, ish-kapiteni i ekipit kombëtar anglez kishte ankoruar në brigjet e Amalfi. Rreth jahtit të tij, djali i tij Cruz, 16 vjeçar, po zbavitej duke drejtuar motorin e ujit, së bashku me motrën e tij Harper, dhjetë vjeçare. Sipas ligjit italian, të dy janë shumë të vegjël. Në fakt, është e nevojshme të jesh në moshë. Sipas raporteve nga Sun, Cruz dhe Harper sapo kishin filluar përdorimin e motorin e tyre dhe pesë minuta më vonë mbërriti Guardia di Finanza.
Kur pa varkën që po vinte, Beckham, i cili po bënte banjë dielli në kuvertë, menjëherë doli për të kuptuar se çfarë po ndodhte. Sipas dëshmitarëve, Spice Boy ishte absolutisht paqësor, pasi të dy Cruz dhe Harper kishin veshur jelekët e shpëtimit dhe ishin shumë afër jahtit.
Sidoqoftë, Beckham u tregua absolutisht bashkëpunues me agjentët. Ai menjëherë i thirri fëmijët dhe ankoroi motorin e ujit. Për arsye burokratike, Beckham iu desh t’i nënshtrohej një hetimi, duke treguar dokumentet. Dhe ai iu përgjigj të gjitha pyetjeve dhe dialogu ishte gjithmonë plotësisht miqësor.