
Fëmijët e pasur të Instagram-it reklamojnë festimet e çmendura
Fëmijët e pasur të Instagram-it nuk janë kursyer aspak për dhuratat që kanë bërë me rastin e Krishtlindjes, dhe ata janë siguruar që e gjithë bota ta marrë vesh këtë gjë. Me veshje të firmave të njohura “Gucci” dhe “Prada”, të rinjtë tregojnë se si u arratisën për pushime me avionët e tyre privatë apo me “Porsche”. Nga Beverly Hills e deri në shpatet e skive të Zvicrës, këta të rinj zbuluan se si po e shijojnë jetën. Në fotot e publikuara në llogarinë e tyre në “Instagram”, vihen re pemë të zbukuruara me para, dhurata të shtrenjta dhe pushime luksoze./Panorama Plus
