Fëmijët e JLO dhe Alex Rodrigues, të mërzitur pas lajmeve për ndarjen e tyre
Sipas mediave, lajmi për ndarjen e Jennifer Lopez dhe Alex Rodrigues ka suprizuar jo vetëm fansat por edhe fëmijët e tyre.
Sipas disa burimeve, binjakët e këngëtares dhe vajzat e Alex janë mërzitur shumë kur lexuan se dyshja i kishte dhënë fund marrëdhënies 4 vjecare.
Por, cifti hodhën poshtë aludimet duke dhënë një deklaratë të përbashkët se janë bashkë por janë duke punuar për disa gjëra në raportin e tyre.
Gjithashtu , Rodriguez u pyet nga paparacët nëse është beqar dhe ai deklaroi se vazhdon ende të jetë në një lidhje.