“Fëmijët duhet të bëjnë punë shtëpie”: Julia Fox jep një leksion *të çuditshëm* prindërimi

Julia Fox mund të njihet për veshjet e saj ekstravagante dhe “vizionare”, por këtë herë, ka dhënë edhe një këshillë prindërimi, që me thënë të drejtën është shumë e çuditshme.

Ajo ndau një video në TikTok, ku thotë: “Hej, njerëz. Erdha këtu që t’ju rikujtoj se fëmijëria – ideja dhe koncepti i fëmijërisë – është shpikur vetëm në shekullin 18. Përpara kësaj, fëmijët konsideroheshin si të rritur të vegjël”. (Është e vërtetë, të paktën sipas historianëve Philippe Ariès dhe Lawrence Stone. Ata mendonin se koncepti modern i fëmijërisë nuk ekzistonte më parë).

“Kjo është asyeja pse në shumë piktura të vjetra, fëmijët nuk ngjajnë me ata sot – e keni parasysh, me tiparet engjëllore, e të tjera”. (Sërish e vërtetë. Sipas një numri të madh historianësh, kisha e lidhte portretin e fëmijëve me Jezusin fëmijë).

“Mendoj se ideja e fëmijërisë u shpik si një mënyrë që prindërit të shpenzojnë më shumë para me gjëra që nuk u mësojnë asgjë fëmijëve. Thjesht, do të përfundoni duke rritur fëmijë të pashpresë që nuk do të dinë ç’të bëjnë. Unë sugjeroj që të gjithë t’u blejnë fëmijëve në mini-shtupë dhe mini-fshesë dhe të fillojnë t’ua mësojnë këto aftësi që në moshë të vogël. Kështu, kur të hyjnë në botën e vërtetë të dinë të bëjnë gjëra për veten e tyre”.

Julia Fox ka një djalë, Valentino, i cili ka lindur në janar të vitit 2021 dhe sipas së ëmës, cilësohet si një “kryevepër”.

Në video mund të shohim reagimin e EmRata-s, e cila ka komentuar disa fshesa të vogla, ndërsa të tjerë përdorues të TikTok-ut kanë komentuar “përvojat” e tyre.

“Jam totalisht dakord. Djali im ka bërë punime elektrike që kur ka qenë 1.5 vjeç”, thotë dikush.

“Bebi im e mbajti vetë çantën nga shtëpia në spital kur linda”, thotë dikush tjetër.

Ndërsa një psikolog saktësoi se fëmijët duhet të mësojnë aftësi, por duhet edhe të zhvillohen.

Ama, edhe pse këshilla ishte e çuditshme, nuk mund ta mohojmë se Julia Fox ka njohuri mbi historinë.

Anabelmagazine