Fëmijë i dytë për Alban Skënderaj dhe Miriam Canin? E thotë këngëtarja
Këngëtarja Miriam Cani ishte e ftuara e parë e emisionit më të ndjekur për fëmijë në “Në kurthin e Piter Pan”. E pyetur nga vogëlushët nëse Miriami do të ketë një fëmijë tjetër, ajo tregon se nuk është ende gati, por në të ardhmen do i bëjë vajzës së saj Ameli, një motër ose një vëlla. A do i bësh Amelit një “dhuratë” tjetër? Ndonjë motër, ose vëlla? “Besoj se po, një ditë, ende nuk jam gati. Por një ditë do i bëj një motër ose vëlla. Këngëtarja ka rrëfyer plot dashuri lidhur me realizimin e këngës “Dhurata”, ku ka qenë dhe zëri i vajzës së tyre Ameli. “Jemi surprizuar sepse Ameli ka qenë 1 vjeç e gjysmë dhe ajo ka një vesh absolut muzike. Kur e them këtë si argument thonë normal, se të dy prindërit artistë. Në rastin tonë ishte fat, por kjo ka të bëjë më faktin se kënga “Dhurata” është kompozuar gjatë shtatzënisë sime. Ameli ishte mësuar me tingujt e këngës që në barkun tim”, tregoi Miriami./tvklan.al