“Fëmija është i imi”, Naomi Campbell thyen heshtjen pas shumë hipotezash
Ajo nuk është e adaptuar – ajo është fëmija i imë”. Kështu ka thënë Naomi Campbell (51) ku ka treguar për herë të parë fytyrën e vajzës së saj dhe ka thyer qetësinë për udhëtimin e saj të të bërit nënë
Naomi Campbell ka treguar fytyrën e vajzës së saj për herë të parë në një intervistë të re. Duke folur për numrin e marsit të British Vogue, supermodelja (51) ka treguar se vajza e saj – e cila erdhi në jetë në maj të vitit të kaluar – “nuk është e adaptuar”.
“Ajo është vajza ime”, ka konfirmuar ajo për revistën por ka refuzuar që të thotë më shumë detaje.
Nëna e përkushtuar – e cila kurrë nuk ka treguar se kush është babai i saj ishte parë në një pistë mode një muaj para se ta lajmëroj lajmin pa barkun e fryrë – gjithashtu ka shtuar se të qenit nënë “është gjëja më e mirë që i ka ndodhur asaj”.
Naomi u turpërua gjatë intervistës së saj të fundit dhe pavarësisht së konfirmoi se vajza e saj nuk është e adaptuar, ka refuzuar që të shtjellonte më shumë në lidhje me fëmijën e saj të parë.
“Mund të llogaris një nga një njerëzit të cilët e kanë ditur që e kam bartur atë”, tha Naomi duke treguar kështu se jo shumë njerëz e kanë ditur që ajo po planifikonte që të bëhej nënë. /GazetaExpress/