Fejohet Jennifer Lawrence

Aktorja e famshme amerikane Jennifer Lawrence, po dukej tejet bukur në festën e fejesës së saj që u organizua gjatë fundjavës. Fotografitë e 28 vjeçares, fituese e çmimit Oscar, kanë nisur të qarkullojnë nëpër internet ndërsa ajo kishte zgjedhur të vishte një fustan që dukej si vello, shkruan Prive.

Jennifer-Lawrence-2

Jennifer është e fejuar me të dashurin e saj prej disa muajsh Cooke Maroney, ndërsa sa për informacionin tuaj, Jennifer po mbante veshur një fustan nga L. Wellsdress, këpucët Casadei dhe bizhutë nga Fred Leighton.