Fejohet Armando Sadiku, futbollisti i Kombëtares zyrtarizon lidhjen me të dashurën që njohu në Facebook

Një tjetër sportist i ka dhënë fund beqarisë, dhe ai është futbollisti i Kombëtares, Armando Sadiku. Bomberi i Kombëtares shqiptare ka organizuar ditët e fundit të vitit 2017, ceremoninë e fejesës me të dashurën e tij, ceremoni që bëhet publike në këtë fillm viti. Ajo quhet Elona, është me origjinë nga Kosova dhe me profesion Stomatologe. E fejuara e tij jeton në Gjermani, dhe të dy janë njohur nëpërmjet rrjetit social Facebook. Ata janë munduar ta mbajnë lidhjen të fshehtë për publikun, deri në momentin që morën vendimin e fejesës.