
Fejohen Lind Islami dhe Venera Lumani, dashuria 5 vjeçare që lindi nga një betejë
U bënë të njohur pas pjesëmarrjes së tyre në “The Voice of Albania 2” aty ku edhe e njohën njëri-tjetrin. E pas 5 vitesh dashuri, dy këngëtaret janë gati t’i japin fund beqarisë. Bëhet fjalë për Lind Islamin dhe Venera Lumanin, të cilët gjenden aktualisht në Barcelonë, aty ku Venera mori propozimin nga i dashuri i saj, shkruan Kosovarja. Lajmi u bë i ditur nga vetë çifti pas postimit të duarve me unazën e këngëtares, në rrjetet sociale, me përshkrimin: “PERGJITHMONE”.
