Fedez rrëfen përse rrezikoi skualifikim nga Sanremo

Shumë kohë para pjesëmarrjes së tij në Festivalin e Sanremos, Fedez kishte postuar gabimisht në Instagram një video të provave të këngës së tij.

Ky gabim, siç e dimë, gati i kushtoi skualifikimin nga gara, pasi që çdo këngë e Festivalit, sipas rregullores, duhet të mos publikohet. I ftuar në Radio2, këngëtari tregoi se si ndodhën ato gafa.

“Unë i them Chiara-s: ‘Dashuri, më lër ta bëj këtë gjë. Duhet kohë, sepse duhet të jem shumë i kujdesshëm’. Ajo thotë: ‘Jo, jo, lëviz sepse jemi vonë’. Nuk po them që është faji i Chiara-s. Po tregoj historinë, nuk po them që është faji i Chiara-s. Kështu ndodhi. Unë nuk e vura re ndërsa redaktoja videon, që kisha bashkuar edhe një pjesë të vogël prej gjashtë sekondash, sepse ishte e vogël, kështu që nuk e pashë.

Kështu që, çfarë ndodh? Gruaja ime sheh pjesën e Leos – unë e kisha ndaluar atë dhe nuk e dija se çfarë ishte në fund – dhe ajo më thotë: ‘Sa bukur, vendose si postim’. Kjo ndodhi ndërsa ne po dilnim nga shtëpia. Unë e publikoj atë, ne hyjmë në ashensor, ku nuk kap valë, shoh videon e ngarkuar… Pra, isha në ashensor dhe gjeje se ku po shkonte ashensori? Në garazh, ku prapë nuk kap valë. Një ters i pabesueshëm dhe thashë: ‘Duhej të ndodhte’. Sa dola nga garazhi kaloi një minutë… kaq mjafton. Isha i dëshpëruar, po qaja si i çmendur”, -rrëfeu Fedez.

Lapsi.al