Fedez kërcënohet me vdekje
Para disa ditësh çifti i famshëm Italian, Chiara Ferrangi dhe Fedez bënë bujë në të gjitha mediat për shkak se festuan ditëlindjen e reperit në një supermarket. Ata dhe miqtë e tyre u argëtuan pafund, por e gjithë festa acaroi shumë publikun, që u ofendua rëndë nga festimet e tyre. Sipas ndjekësve të çiftit festa ishte një ofendim ndaj varfërisë, pasi ata po shpërdoronin ushqimin në supermarketin ku festonin. Pas kësaj Chiara dhe Fedez kërkuan falje publike duke pranuar se kishin tejkaluar limitet, shkruan IconStyle.
Por duket se nuk ka mjaftuar falja pasi Fedez ka treguar se e kanë kërcënuar me vdekje dhe se do t’i marrin të birin. Në një video të postuar në Tëitter reperi italian ka thënë: “Sot në mengjes më erdhën disa kërcënime me vdekje që ajo është më e pakta, jo vetëm kaq ka persona që kontaktuan shërbimet sociale, për të më hequr kujdestarine e tim biri dhe të tjerë që kanë firmosur peticione për të më hequr nga programi X Factor”, shkruante i shqetësuar reperi.