Fedez i nënshtrohet një tjetër operacioni, ja gjendja e tij

Gjendja shëndetësore e Fedez është ende shumë shqetësuese, pasi ai iu nënshtrua dy operacioneve kirurgjikale brenda pak orësh në Milano për shkak të një ulçere anastomie, e cila u formua pranë qepjeve të operacionit të vitit 2022 për heqjen e kancerit të pankreasit. E ndërsa llogaritë sociale të reperit dhe bashkëshortes së tij Chiara Ferragni heshtin, babai i tij, Franco Lucia, ishte i pari i familjes që foli për shtypin, duke dhënë një përditësim të vogël.

Reperit i duhej një transfuzion i ri. Ai mbetet i shtruar në spitalin Fatebenefratelli në Milano.

“Ne duhet të jemi të fortë për të,” u tha ai gazetarëve jashtë spitalit. “Ai është pak më mirë”, shtoi nëna e reperit, Annamaria Berrinzaghi.

Fjalë që nuk qetësojnë dhe që përshkruajnë një situatë pothuajse të pandryshuar në krahasim me atë që është mësuar deri tani. Prandaj është e pamundur të flitet për dalje nga spitali, pasi është padyshim shumë e parakohshme, sidomos në dritën e zhvillimeve të fundit.

Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Të enjten e kaluar Fedez u shtrua urgjentisht në spital për hemorragji të brendshme, e cila kërkonte operacion dhe transfuzion. Ishte e qartë se diçka e rëndë kishte ndodhur nga disa Stories në Instagram të Chiara Ferragni, e cila u largua me nxitim nga sfilatat e Javës së Modës në Paris për t’u kthyer në Itali.

Më pas thashethemet e para për shtrimin në spital dhe konfirmimi, i cili erdhi direkt nga Fedez, përmes rrjeteve sociale: “Ndërkohë faleminderit për të gjitha mesazhet që po më dërgoni sepse mbështetja është gjithmonë e mirë në këto momente. Për fat të keq aktualisht jam i shtruar në spital për shkak të dy ulçerave të cilat kanë shkaktuar hemorragji të brendshme. Falë dy transfuzioneve të gjakut tani jam shumë më mirë. Falënderoj stafin mjekësor që më shpëtuan jetën”.

Situata e Fedez-it prandaj mbetet delikate dhe ai është nën mbikëqyrjen e mjekëve.