
Fedez bën tatuazhin e veçantë me kuptimin domethënës
Fedez ka vendosur të bëjë një tatuazh të ri që siç ka thënë është një simbol i periudhës së vështirë që kaloi pas operacionit.
Ai ka bërë një tatuazh të madh që mbulon të gjithë shpinën dhe pjesën e pasme të kofshës së majtë. Tatuazhi konsiston në një feniks që ngrihet nga hiri i një zjarri të vogël, i mbajtur gjallë nga dy fëmijë, të cilët me sa duket janë fëmijët e tij dhe Chiara Ferragnit, Leone, 4 vjeç, dhe Vittoria, 1 vjeç.
“Feniksi është rilindur nga hiri i zjarrit të dy engjëjve të mi“, ka shkruar Fedez duke treguar rezultatin e tatuazhit.