“F*ck Nick Jonas!” Miley Cyrus ofendon ish-të dashurin? Ja çfarë ndodhi në koncertin e saj të fundit

Gjatë fundjavës, kur Miley Cyrus ishte në koncertin e Lollapalooza në një moment ndaloi për të lexuar disa nga posterat e mbajtura nga fansat e saj me zë të lartë në mikrofon. Dhe ajo lexoi një në veçanti për audiencën që i referohej ish-it të saj, Nick Jonas.

“F–k Nick Jonas – nuk e thashë unë,” tha Miley, duke treguar posterin e një fansi. “Nuk e thashë, është vetëm një nga posterate tjera”. -shtoi ajo. Miley gjithashtundau një video në Instagramin e saj, duke shkruar, “Të gjithë e thatë këtë jo unë… Faleminderit!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus)

Nëse keni nevojë për një rifreskim të vogël për një fenomen jo dhe aq të vogël, i njohur dikur si “Niley”, le të kthehemi pak tek gjërat e ikurshme. Në vitin 2006, dy yjet atëherë 13-vjeçarë të Disney Channel filluan të dilnin bashkë pikërisht në të njëjtën ditë kur u takuan. Siç tha Miley për Seventeen në vitin 2008, një vit pas ndarjes së tyre, ishte padyshim dashuri me shikim të parë.

“Ai ishte në një kërkim për të më takuar mua. Dhe ai tha: “Unë mendoj se je e bukur dhe më pëlqen shumë”. Dhe unë isha sikur, ‘Oh, zot, më pëlqen shumë’.” Miley zbuloi gjithashtu edhe pse ata u ndanë.

“Nick dhe unë e donim njëri-tjetrin,” tha Miley, e cila shkroi këngën e saj hit “7 Things” për Nick “Ne ende duhemi, por ishim të dashuruar me njëri-tjetrin. Për dy vjet ai ishte qendërvëmendja ime 24/7. Por ishte vërtet e vështirë për ta mbajtur lidhjen larg nga njerëzit. Ne po debatonim shumë, dhe me të vërtetë nuk ishte argëtuese.”

Megjithatë, ajo kishte ende shpresë për të ardhmen asokohe, duke shtuar: “Ndoshta ai do të jetë shoku im më i mirë për pjesën tjetër të jetës sime ose ndoshta do të përfundoj duke u martuar me Nick Jonas!”

Dhe megjithëse të dy mbetën miq mjaft të mirë dhe madje bashkëpunuan në 2009 për këngën ”Before the Storm”, ata nuk u rilidhën më. Miley u martua me Liam Hemsworth në vitin 2018, nga i cili u nda në vitin 2020. Sa për Nick, ai mirëpriti fëmijën e tij të parë në jetë me gruan Priyanka Chopra në janar 2022.