Fatos Nano shoqërohet me karrocë në spital
Lideri historik i PS-së, ish-kryeministri Fatos Nano nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Ditën e premte Nano është parë pranë Spitalit Amerikan për të marrë kujdesin shëndetësor.
Gazeta Express ka publikuar pamjet e momentit kur ish-kryeministri zbret nga makina dhe futet me karrocë brenda ambienteve të spitalit.