Fatos Nano dhe familja e tij bën testin për koronavirusin, dalin përgjigjet e analizave

Ish kryeministri i vendit, Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij Xhoana bashkë me djalin e tyre, kanë bërë së fundmi tamponin për koronavirusi.
 
Sipas “ABC news.al”, përgjigjet e testit për familjen e Nanos kanë dalë negative. Nuk dihet ende shkaku nëse familja Nano e kanë bërë testin pasi kanë pasur simptoma ose kanë kontaktuar me persona të infektuar.
 
Prej kohësh tashmë Fatos Nano ka qëndruar larg politikës shqiptare dhe është shfaqur në raste shumë të rralla në sytë e publikut.