Faton Shoshi puth Oriola Marashin, miqësi apo lidhje?

Duket se lidhjen me këngëtaren, Era Istrefi, menaxheri i njohur nga Kosova, Faton Shoshi e ka hedhur pas krahëve. Pas shkëputjes së raporteve të punës si menaxher i saj ashtu dhe si i dashur, ish-i i këngëtares shqiptare është fotografuar pranë një tjetër vajze nga Tirana. Lajmi.net ka siguruar një fotografi ku Shoshi shihet duke puthur me përzemërsi, modelen dhe sopranon, Oriola Marashi.Nuk dihet nëse ata janë apo jo në lidhje pasi asgjë ende nuk është konfirmuar ky lajm, por fotografia flet për një afrimitet miqësor mes tyre. Kujtojmë se Oriola së fundi është bërë pjesë e grupit OTR, me lider Noizy-n, edhe ende nuk e kemi parë në ndonjë debutim. /Story.al/