Faton Shoshi feston ditëlindjen, ish-e dashura e uron publikisht

Faton Shoshi është një ndër menaxherët më të përfolur të VIP-ave dhe shpesh është bërë pjesë e mediave për historitë e tij të dashurisë. Vitin e kaluar në mediat rozë u shpërnda me shpejtësi lajmi se Fatoni kishte nisur një histori dashurie me modelen nga Kosova, Gresa Hoti.

Faton-2

Ata të dy publikuan një foto në rrjete sociale, në të cilën shiheshin hipur mbi një makinë dhe duke u puthur në faqe. Mjaftoi vetëm kjo fotografi për të zbuluar se ata kishin nisur një lidhje, e cila mori fund në nëntor të 2018-tës. Pavarësisht se marrëdhënia e tyre nuk zgjati shumë, duket se Fatoni dhe Gresa kanë mbetur miq të mirë me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme që menaxheri i njohur feston ditëlindjen, modelja e ka uruar publikisht. Ajo ka publikuar foton e tyre që u përfol aq gjatë dhe përkrah saj ka shkruar: “Hajde gëzuar ditëlindjen!”, shoqëruar me një kurorë mbreti dhe zemër. Më pas edhe Fatoni e ka publikuar këtë urim në llogarinë e tij në ‘Instagram’, bashkëngjitur gjithë të tjerëve të miqve të tij. Kjo do të thotë se mes të dyve nuk ka hatërmbetje dhe ata vazhdojnë të ruajnë një raport shumë të mire, shkruan Who.