Fatma Methasani tregon gjithçka mbi raportet me vjehrrën dhe mëmësinë
Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani u bënë prindër në janar të këtij viti. Vogëlushi është gëzimi më i madh i prindërve, por si të gjithë foshnjet, edhe Noah ka bërë që mami Fatma të qendronte zgjuar për netë me radhë.
Moderstorja ka rrëfyer për “Jo vetëm modë” se edhe kur flinte Noah, ajo nuk vinte gjumë në sy nga meraku për të voglin. Eh, nënst e reja e gjejnë veten kaq shumë në një fjali të vetme!
“Ka qenë pak nga të gjitha, ka patur momente kur kam thënë çfarë i bëra vetes. Por se kisha më shumë pasiguri jo se…Por që ka qenë shumë bukur, kur vjen ajo data 28 që Noah feston një muaj, dy muaj, tre muaj, ne jemi të gjithë në festë. Çdo gjë që bën Noah që janë krejt normale, mua më duket sikur çfarë bëri”, ka treguar Fatma.
Sigurisht, nuk mund të mungonin as rrëfimet plot humor. Për shembull, Alfio e ka gjumin aq të rëndë, saqë gërrhitjet e tij shpesh e zgjonin Noah-n nga gjumi. Arsye kjo, pse shefi i kuzhinës zëvendësonte jo rrallë herë dhomën e gjumit, me atë të ndenjes. Fatma gjithashtu, mes emocionesh është shprehur se mamaja e Alfios i ka qendruar shumë pranë dhe se ka qenë ndihma e saj më e madhe gjatë javëve të para të lindjes.
Ajo ka theksuar se prindërit e partnerit kanë lënë çdo angazhim për t’i ardhur në ndihmë çiftit në eksperiencën e re të prindërimit. E ku ka më bukur! /News31.al