Fatma Methasani surprizon fansat, së shpejti drejtoreshë e televizionit të njohur

Moderatorja e njohur, Fatma Methasani, ka zbuluar se InTv do të rikthehet shumë shpejt. Përveç kësaj, në krye të tij do të jetë vetë Fatma. Lajmin e ka dhënë vetë moderatorja me anë të një shkrimi të gjatë në rrjete sociale.  Nuk para bëj nga këto postime, por le të themi që e ka fajin pritja e ëmbël. MAD 2014…Unë,një çamarroke me konversa që kërcente siper divanit. IN 2019…Mbyll një kapitull 5 vjeçar të një emisioni që pa e kuptuar u bë stil jetese. Sot..Do vazhdoj ti mbaj konversat dhe pse kësaj here në zyrë, për të drejtuar televizionin që më mësoi se gjërat e bëra me dashuri,funksionojnë gjithmonë.  Për momentin po presim me padurim bebushin, pastaj mezi pres gjithashtu ti dedikohem edhe fëmijës artistik. Të cilin jam e bindur, ju do e dashuroni versionin e ri të IN tv Albania. Energjia apo dashuria e ekipeve që kanë ndërtuar e drejtuar Mad tv apo In tv, dhe dashuria që më keni dhuruar ju që më keni ndjekur, më kanë frymëzuar pafund. Na presin gjëra të mrekullueshme! Është bukur të jesh IN”, shkruan Fatma. Mes komenteve që e kanë uruar menjëherë, bie në sy dhe i Alfios, i cili i shkruan: “Drejtoresha më e mirë dhe më e bukur në botë”.

View this post on Instagram

Nuk para bëj nga këto postime, por le të themi që e ka fajin pritja e ëmbël🤗 ☺️ MAD 2014…Unë,një çamarroke me konversa që kërcente siper divanit.😝 IN 2019…Mbyll një kapitull 5 vjeçar të një emisioni që pa e kuptuar u bë stil jetese.😆 Sot..Do vazhdoj ti mbaj konversat dhe pse kësaj here në zyrë, për të drejtuar televizionin që më mësoi se gjërat e bëra me dashuri,funksionojnë gjithmonë.😇 Për momentin po presim me padurim bebushin, pastaj mezi pres gjithashtu ti dedikohem edhe fëmijës artistik. Të cilin jam e bindur, ju do e dashuroni versionin e ri të IN tv Albania. Energjia apo dashuria e ekipeve që kanë ndërtuar e drejtuar Mad tv apo In tv, dhe dashuria që më keni dhuruar ju që më keni ndjekur,më kanë frymëzuar pafund. Na presin gjëra të mrekullueshme! Është bukur të jesh IN. #INforLife

A post shared by Fatma Methasani (@fatma_methasani) on