Fatma Methasani shkon në sallon nusërie, por vendimin për dasmë e ka në dorë Alfio
Ditën e djeshme të gjithë u hutuam pasi pamë një foto të Fatma Methahsanit në një sallon nusërie dhe mendja na shkoi menjëherë tek dasma. Mirëpo asgjë nuk qenka ashtu siç duket, pasi “Iconstyle.al” kontaktoi me Fatmën lidhur me këtë detaj, ku ajo me shaka u shpreh se duhej të pyesnim Alfion. “Akoma nuk kemi plane, do kohë ajo punë” u shpeh Fatma më pas duke bërë me dije se çifti kanë ndër mend të shijojnë vetëm bashkëjetesën. Shefi i kuzhinës dhe moderatorja janë prej dy vitesh në një lidhje dashurie, të cilën e bënë publike vetëm pak javë më parë. Por ne nuk e mohojmë dot që mezi po presim t’i shohim në altar.