Fatma Methasani rrëfen sekretet: “Kam një tattoo që 18 vjeçe dhe s’e di askush”
Fatma Methasani është një nga vajzat më simpatike dhe të qeshura, që iu shtua ekranit shqiptar me një emision tërësisht të sajin. Si fillim i quajtur ‘Mad day’ dhe më pas ‘Fun day’, ajo ka ditur si t’i mbërthejë para ekranit të gjithë të rinjtë, duke ju dhuruar disa orë argëtim nën shoqërinë e saj. Me stilin e saj të thjeshtë, shumë e lirshme dhe e talentuar, ajo është një nga moderatoret më të mira në ekranet shqiptare. Rrallë herë shfaqet në ekrane si e ftuar, ndaj dhe shumë prej jetës së saj nuk dimë, pasi synimi i saj është ta lërë punën të flasë. Për revistawho.com ajo ka rrëfyer 10 gjëra që nuk i dimë për të…Fatma Methasani është një nga vajzat më simpatike dhe të qeshura, që iu shtua ekranit shqiptar me një emision tërësisht të sajin. Si fillim i quajtur ‘Mad day’ dhe më pas ‘Fun day’, ajo ka ditur si t’i mbërthejë para ekranit të gjithë të rinjtë, duke ju dhuruar disa orë argëtim nën shoqërinë e saj. Me stilin e saj të thjeshtë, shumë e lirshme dhe e talentuar, ajo është një nga moderatoret më të mira në ekranet shqiptare. Rrallë herë shfaqet në ekrane si e ftuar, ndaj dhe shumë prej jetës së saj nuk dimë, pasi synimi i saj është ta lërë punën të flasë. Për revistawho.com ajo ka rrëfyer 10 gjëra që nuk i dimë për të…
1-Nuk jetoj dot pa byrek dhe gjumë.
2-Kam një tattoo që 18 vjeç dhe këtë nuk e di askush.
3-E urrej trafikun e Tiranës dhe shiun.
4-Shkoj kudo me vonesë gjithmonë.
5-Kam luajtur shumë volejboll dhe pse nuk u zgjata kurrë.
6-Nuk di të lidh këpucët.
7-Lexoj shumë libra dhe koleksionoj shprehjet e bukura në një bllok shënimesh.
8-Grisja vetë xhinset në gjimnaz.
9-Askush nuk e di që unë po ushtroj kick box.
10- Nuk shoh kurrë filma horror dhe qaj me filmat vizatimorë.