Fatma dhe Alfio janë bashkë, shefi i kuzhinës i lumtur me prezantuesen

Shefi i kuzhinës, fitues i edicionit të parë të “Masterchef”, aktualisht drejtues i një programi të përditshëm në “TV Klan”, Alfio Rrotani, ka bërë këtë mbrëmje postimin që të gjithë po e prisnim. “Po, lumturia është tek gjërat e vogla”, shkruan Alfio, në foton ku shfaqet krah Fatma Methasanit, drejtueses së “Fun Day” në “InTv”, shkruan Who. Dy personazhet përfliten prej kohësh për një histori dashurie dhe ky publikim, kaq romantik duket se i heq dyshimet, ata të dy janë bashkë, tashmë edhe për sytë e botës.