Fatma dhe Alfio bëhen prindër për herë të parë! Zbulojnë emrin e veçantë të vogëlushit

Moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i kuzhines Alfio Rotani janë bërë prindër për herë të parë ditën e sotme.

Lajmin e bukur e ndau partneri i saj Alfio në Instagram. Kuzhinieri postoi një foto ku shihet së bashku me Fatmën në dhomën e spitalit teksa mbajnë në dorë të voglin e tyre.

Çifti janë bërë prindër të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë, Noah.

Sot mesova perfundimisht cfare do te thote te duash dhe te te duan, sot mesova perfundimisht cfare eshte dashuria❤️ sot jeta ime ndryshoi si kurre me pare, sot erdhi tek ne NOAH dhe babi Alfio dhe mami Fatma jane njerezit me te lumtur ne bote dhe e duan shume shume shume”-shkruan Alfio përkrah fotos së publikuar pak minuta më parë.